Amra Demaj, karateistja e talentuar nga Gjilani, po dëshmon se është një nga shpresat më të mëdha të karatesë kosovare. Ajo ka arritur vendin e parë në garat e organizuara nga Federata e Karatesë e Kosovës, gjatë turnirit ballkanik të mbajtur në Kosovë, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme dhe një përkushtim të admirueshëm.
Trajneri i saj, Shkëlzen Balaj, thekson se Amra ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe, me disiplinën dhe angazhimin e saj, pritet të pushtojë majat evropiane dhe botërore të karatesë.
Hapi i radhës për Amra Demajn do të jetë një garë në Itali, ku ajo dhe Klubi “Agim Ramadani – Katana” do të synojnë rezultate edhe më kulminante, duke përfaqësuar Kosovën me krenari dhe profesionalizëm.
Amra Demaj është padyshim një aset i çmuar për karaten kosovare dhe e ardhmja e saj duket e sigurt për vendin tonë./Radio Star/









