Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Kur qeverite e kaluara kerkonin te krijonin ekipe te unitetit per dialog me Serbine, Partia Vetevendosje refuzonte cdo ftese per konsensus kombetar dhe pjesemarrje ne negociata. Vershonin rruget me protesta te dhunshme dhe lansonin akuzat per tradhti. Thonin “dhuna jone e forcon pozicionin e Kosoves ne dialog”.
Formula e suksesit eshte disensusi dhe jo konsensusi.” Sot, nderkohe, Albin Kurti therret per unitet kombetar dhe kerkon nga opozita qe me konsensus nderpartiak Kosova te themeloje Zajednicen. Sapo erdhi ne pushtet, konsensusi dhe uniteti, e jo protestat, dhuna e vandalizmi, u bene garanca e suksesit te Kosoves ne dialog. Krejt kjo per te themeluar ate qe dikur e quanin “bosnjezim te Kosoves”, demin e te cilit nuk mund ta shpaguante as njohja nga Serbia, as anetaresimi ne OKB, NATO e BE. A tash po behet fjale per Zajednice pa njohje. Ky nuk eshte thjesht ndryshim e shkelje parimesh.
Kjo eshte nje metamorfoze e paprecedente, nje shperfytyrim i paparalelt dhe nje degradim i pashembullt politik e moral i nje partie qe ka hequr dore nga cdo element dallues i identitetit te vet, qe natyrisht sic edhe dihej, e ndertoi me mashtrime te permasave industriale e historike.