Arben Taravari është emëruar ministër i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut. Kështu ka njoftuar ai përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se kur u diplomua si mjek, u betua se do të jem në shërbim të njeriut dhe shëndetit të tij pa asnjë dallim dhe me çdo mundësi, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sapo jam emëruar ministër i Shëndetësisë që për mua është privilegj dhe përgjegjësi.
I uroj punë të mbarë Ekipit Tonë dhe të gjithë Ekipit Qeveritar!
Kur u diplomova mjek, u betova se do të jem në shërbim të njeriut dhe shëndetit të tij pa asnjë dallim dhe me çdo mundësi…sot betohem njësoj si atëherë se do të jem në shërbimin tuaj me të njëjtin përkushtim!