SC Gjilani ka pësuar humbjen e dytë sezonale, pasi është mposhtur nga FC Prishtina në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës.
Gjilanasit krijuan raste për të shënuar, por nuk arritën t’i konkretizonin mundësitë e tyre para portës kundërshtare. Në anën tjetër, Prishtina u tregua më e kujdesshme dhe efikase, duke ruajtur avantazhin dhe duke marrë tri pikët nga transferta në Gjilan.
Me këtë rezultat, Prishtina vazhdon ecurinë e saj pozitive, ndërsa SC Gjilani duhet të kërkojë rikthimin te rezultatet pozitive në ndeshjet e ardhshme.










