Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, ka theksuar përkushtimin e tij për të përkrahur fuqishëm bizneset vendore dhe sipërmarrësit lokalë.
Ai ka premtuar se përmes mbështetjes institucionale, këto biznese do të shndërrohen në ambasadorët më të mirë të Gjilanit dhe zhvillimit ekonomik të komunës.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Miku ynë dhe sipërmarrësi i suksesshëm, Ahmet Govori, me kompaninë “Natyra” po na bën krenarë të gjithëve me prodhimin e bimëve mjekësore, çajrave të shumëllojshëm dhe produkteve bio 100% organike e të certifikuara.
Ahmet Govori me punën dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm si dhe me pasionin dhe besimin në tokën tonë të shenjtë po japin rezultate të mëdha dhe të veçanta.
🙌🏼Përkrahja e fuqishme e institucioneve në zhvillimin dhe zgjerimin e këtyre bizneseve, bënë që këto biznese të jenë ambasadorët më të mirë të vendit tonë, dhe për këtë zotohemi që bashkë do ta jetësojmë potencialin e tyre zhvillimor.
🙏🏼Faleminderit për mikpritjen dhe vullnetin tuaj të jashtëzakonshëm për zhvillimin e Gjilanit të ri.
Bashkë, drejtë rikthimit të qeverisjes në duar të bashkëqytetarëve!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113