Arbër Ismajli është emëruar anëtar i Kryesisë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar këtë detyrë si një përgjegjësi të madhe që e merr me nder dhe përkushtim ndaj qytetarëve.
Ai ka falënderuar kryetarin Lumir Abdixhiku për besimin e dhënë, duke theksuar se angazhimi i tij do të fokusohet në punë të ndershme, unitet dhe rikthim të besimit në LDK.

