Të dashur qytetarë,
Ju njoftojë se përshkak të paraqitjes së rasteve me COVID19 nga ana e kuadrit të mantelbardhëve të Repartit të Pediatrisë, është anuluar përkohësisht puna në këtë repart, andaj, ju bëjmë me dije, se të gjitha shërbimet e këtij reparti, duhet t’i kryeni në Qendrat e Mjekësive Familjare, deri në një gjendje tjetër të tejkalimit të kësaj situate.
Krejt kjo situatë po bëhet përshkak të paraqitjes së disa rasteve me COVID19 nga ana e mantelbardhëve të këtij reparti, dhe, deri në identifikimin përfundimtar nga mostrat e marra nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, duhet të mbyllen shërbimet në këtë repart. Lidhur me rifillimin e punës në këtë repart, do t’ju njoftojmë me kohë.
Me rekomandim të AMF-ve, ju njoftojmë se pediatri specialist gjendet në AMF “28 nëntori”, përballë Xhamisë së Medresës në Gjilan.
Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj, deri në sigurimin e plotë të kësaj gjendje.
#bashkeiadalim