Në 26-vjetorin e betejës heroike të Koshares, ish-nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, përkujton me nderim të thellë dhe mirënjohje të përjetshme sakrificën sublime të heronjve të lirisë.
Ismajli thekson se sot rikujtojmë jo vetëm një betejë, por një akt të pashoq guximi dhe përkushtimi, ku bijtë më të mirë të kombit luftuan jo vetëm për tokën, por për një të ardhme të lirë dhe të denjë për brezat që po e trashëgojnë Republikën.
Beteja e Koshares mbetet një simbol i qëndresës, i dashurisë për atdheun dhe një pikë referimi e përhershme në historinë e krenarisë sonë kombëtare.
Arbër Ismajli shpreh mirënjohje të thellë për heroizmin e Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe nderon me respekt të përjetshëm të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës.
Statusin i plotë:
Sot, në 26-vjetorin e betejës së lavdishme të Koshares, rikujtojmë me nderim dhe mirënjohje heronjtë që me guxim dhe flijim dhuruan jetën për lirinë e Kosovës. Ata nuk luftuan vetëm për një copë dheu, por për një të ardhme më të mirë për brezat që po e trashëgojmë Republikën. Beteja e Koshares është simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun. Është një ngjarje që do të mbetet përherë e shënuar në historinë e zemrave tona. Thëllësisht mirënjohës heroizmit të pashoq të Brigadës 138 Agim Ramadani. Lavdi për heronjtë tanë dhe nderim i përjetshëm sakrificës së tyre heroike!