Arbër Ismajli po vazhdon takimet në terren, transmeton radio star.
Ai ka vizituar sot fshatrat Blinajë, Kravaricë, Gumnishtë, dhe Cernicë, që rikonfirmuan edhe njëherë mbështetjen për Ismajlin.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Vizitat e sotme në nëndegët në Blinaja, Kravaricë, Gumnisht, dhe Cernicë, rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen dhe gatishmërinë e madhe për t’iu prirë procesit të ardhshëm për vazhdimin e qeverisjes së LDK-së në Gjilan, konsolidimin e brendshëm për një kandidatë të përbashkët për kryetar, dhe kandidatët potencial më të mirë për asamble komunale. Këto anë çdoherë kanë ofruar potencial njerëzor e intelektual për përfaqësimin e zërit qytetarë. Ne duhet të ndryshojmë idenë e përsosmërisë për të arritur më të mirën e mundshme për qytetarët. Me durim, angazhim, përpjekje e besim, do të jemi pranë qytetarëve për rikonfirmimin e madh i cili pritet të vie.
#bashkeiadalim