Lajme

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka ndaluar një “Lëmosh kërkues”, ku i kanë gjetur 1150 euro

Njoftimi nga Policia e Kosovës:

‘’Lëmoshë kërkuesit’’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.
Në kuadër të këtij aksioni policia sot, ka ndaluar personin S.XH (M/SH/SH) 83 vjeçar, tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes , paratë konfiskohen përkohësisht, deri në vendim tjetër .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon tek qytetarët , që saherë që hasin në lypësarë , të njoftojnë menjëherë policinë .

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Check Also
Close
Back to top button
Close
Close