Pritje të gjata janë raportuar sot në pikën e kalimit kufitarë në Merdarë, ku për të hyrë në Kosovë, po pritet deri në dy orë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë që është një nga dy pikat që ka mbetur e hapur në kufi më Serbinë, pritjet shkojnë deri në dy orë, ndërsa pritje deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë ka edhe tek pika tjetër me Serbinë tek Dheu i Bardhë, transmeton Zeri.info.
Kujtojmë se dy pikat tjera të cilal shfrytëzohen shumë nga mërgimtarët për të ardhur në Kosovë, ajo në Jarinjë dhe Bërnjak, janë të mbyllura për shkak të barrikadave që serbët në veri i kanë vendosur tash e disa ditë. /Zëri