Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, ka reaguar pas publikimit të shkrimit nga media sllovene, ku ambasadori Martin Berishaj dyshohet se është i përfshirë në transaksione të dyshimta.
Ai ka shkruar se as pas 24 orësh ende nuk ja reaguar kryeministri Kurti.
“Ju besimtarët e Kurtit mos shikoni Big Brother VIP Kosova, sepse qeverinë e keni BIG BROTHER”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
AFERA MARTIN BERISHAJ
Miq,
Mediumi ” Prava” në Slloveni përveç që janë marrë me Martin Berishaj në rrafsh supozimi ka shkruar:
“Ka pasur disa sugjerime dhe informacione se paratë janë transferuar nga njëra nga filialet e GEN-I jashtë vendit për fushatën zgjedhore të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti” thuhet në tekstin e Prava.
Miq,
shkuan 24 orë dhe Kurti nuk po reagon ndaj këtij raportimi për supozimet për këtë aferë korruptive.
Unë nuk po çuditem që nuk po reagon Kurti.
Videopropagandave të radhës sikur kjo sot nga VV ju ka dal boja.
Po cuditem si nuk e kanë bërë një video propagandë më të ashpër ku akuzojnë krejt Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së si pronar të mediumit slloven „ PRAVA“ 🙂
Ju besimtarët e Kurtit mos shikoni Big Brother VIP Kosova, sepse qeverinë e keni BIG BROTHER.