Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Arjol Bllaca, i cili nga sot është pjesë e klubit tonë.
Pas dakordësisë së arritur me FC Prishtinën për transferimin e kartonit të futbollistit, Arjol Bllaca ka nënshkruar kontratë me Sport Club Gjilani, e vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Bllaca i bashkohet projektit të klubit si një futbollist me potencial të madh dhe me ambicie për të dhënë kontributin e tij në realizimin e objektivave të skuadrës në sezonet e ardhshme.
Sport Club Gjilani falënderon FC Prishtinën për bashkëpunimin korrekt gjatë realizimit të këtij transferimi dhe i uron Arjolit shumë suksese me fanellën kuqe e bardh.

