Drita rikthehet te fitorja pas 90 ditësh, heshtja thyhet ndaj Tre Fiori
FC Drita është rikthyer te fitorja pas një pritjeje të gjatë prej 90 ditësh, duke e thyer këtë heshtje pikërisht në përballjen ndaj Tre Fiori.
Pas fitores së fundit ndaj Ballkanit, Drita nuk kishte arritur të regjistronte asnjë fitore brenda 90 minutave në ndeshjet pasuese. Pavarësisht paraqitjeve dhe përpjekjeve, rezultati pozitiv i mungoi skuadrës për një periudhë të gjatë.
Por kjo pritje mori fund në mënyrën më të mirë. Në sfidën ndaj Tre Fiori, Drita zhvilloi një paraqitje bindëse dhe me një lojë të organizuar arriti të triumfojë 1–4, duke rikthyer fitoren në kohën e rregullt dhe njëkohësisht edhe besimin në skuadër.
90 ditë pritje, 90 minuta për t’u rikthyer te fitorja. Drita e ka thyer heshtjen dhe tani synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm në ndeshjet e radhës./Radio Star/

