Deputeti mitrovicas Armend Muja, ka shpalosur disa kritika ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, pasi pak ditë më parë, deputetja Ganimete Musliu iu bëri thirrje bashkatdhetarëve të mos ndihmojnë në Fondin e Sigurisë, sepse sipas saj është “mashtrim” nga ana e Kryeministrit Kurti.
Muja përmes një postimi në Facebook, u shpreh se PDK së fundmi po e kundërshton edhe Fondin e Sigurisë, përcjell Jepi zë.
“Në fillim çarmatosën UÇK-në, pastaj kufizuan lëvizjen e FSK-së në veri,pastaj kundërshtuan formimin e Ushtrisë së Kosovës, pastaj e mbajtën pa financim. Së fundmi po kundershtojnë edhe Fondin e Sigurisë.” ka shkruar Muja.
Tutje ai u shpreh se ky është rekord i tmerrshëm i PDK-së në politikën e mbrojtjes.
Postimi i plotë:
Në fillim çarmatosën UÇK-në, pastaj kufizuan lëvizjen e FSK-së në veri,pastaj kundërshtuan formimin e Ushtrisë së Kosovës, pastaj e mbajtën pa financim. Së fundmi po kundershtojnë edhe Fondin e Sigurisë. Ky është rekordi i tmerrshëm i PDK-sē në politikën e mbrojtjes. E gjithë kjo përderisa buxheti i Serbisë për mbrojtje (1.2 miliardë euro) tejkalon shpenzimet e ushtrisë së Millosheviqit. Ushtria do të bëhet, Kosova do të mbrohet në çdo cep të territorit.