Kamenicë- Një person është arrestuar në Komunën e Kamenicës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe cenim të të drejtave të punësimit dhe papunësisë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 10 shkurt 2023, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Komuna e Kamenicës, 10.02.2023-NN. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.