Policia ka arrestuar të dyshuarin V.L, 25 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ditë ditësh.
Sipas raportit të Policisë, pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Gjilan, 27 shtator 2022-Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 26.09.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar V.L. (1996). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale ,,Lëndim i lehtë trupor’’ nga Neni 185 i KPRK-së me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ditë (180) ditësh”, njofton policia.