Një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), është arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuar ishte edhe një zyrtar tjetër i këtij institucioni por që nuk është arrestuar.
Policia i ka bastisur shtëpitë dhe zyrat e punës së tyre, ku janë sekuestruar para të gatshme, dy telefona, një shtëpizë kompjuteri, dy llap-top dhe disa dokumente zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari i arrestuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet