Shumën e parave të vjedhura e ka deklaruar vet deputeti Shkreta në polici.
Paratë ka thënë se janë kursime të atij dhe familjarëve të tij.
Megjithatë, këtë shumë nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit.
Sipas AKK-së, Shkreta ka deklaruar se i ka mbi 100 mijë euro para të gatshme nëpër institucione financiare në Kosovë dhe Shqipëri.
Me rastin e vjedhjes që ka ndodhur të enjten në lagjen Kalabria, po merren Krimet e rënda të Rajonit të Prishtinës.
“Viktima ka deklaruar në polici se i janë vjedhur 50 mijë euro para kesh dhe ari në vlerë 10 mijë euro. Viktima ka thënë se paratë nuk kanë qenë të gjitha të tij por edhe të baxhanakut”, ka thënë Policia.