Ninë Haziri, është emri më i ri që ka debutuar në industrinë muzikore.
Artistja e re në ka bërë të ditur se ka sjell këngën më të re, që menjëherë ka filluar të pëlqehet.
“Jetën e takova” mban titullin kënga e saj më e re, që Ninë Haziri ka zgjedhur ta realizojë duke bashkëpunuar me producentin, Dritëro Shaqiri e cila është realizuar në “Olti Production” derisa tekstin e ka shkruar, Agron Nimani.
Ninë Haziri, një emer i ri por me nje të ardhme të ndritur në industrinë muzikore pritet të sjellë edhe këngë tjera të cilat do ti sjellë me videoklipe./Radio Star/