Asamblisti i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Fadil Ademi, sot ka vizituar punëtorët e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”, të cilët prej disa ditësh janë të angazhuar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të qytetit.
Gjatë vizitës, Ademi ka vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e punëtorëve në mirëmbajtjen e kësaj hapësire, duke theksuar se puna e tyre, ndonëse e vështirë dhe shpesh e pavërejtur, është me rëndësi të veçantë për qytetin dhe për ruajtjen e dinjitetit të vendit ku prehen të dashurit tanë.
Punimet për pastrimin e varrezave do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në përfundimin e pastrimit të të gjithë hapësirës.
Me këtë rast, asamblisti Ademi ka shprehur mirënjohje dhe respekt për secilin punëtor për angazhimin dhe kontributin e tyre në mirëmbajtjen e hapësirave publike të qytetit.
“Puna e tyre meriton vlerësim dhe respekt. Falënderoj secilin prej tyre për përkushtimin dhe punën që po bëjnë për qytetin tonë.”/Radio Star/

