Astrit Sherifi, kandidat për Asamblenë Komunale, së bashku me Kryetarin Alban Hyseni, zhvilloi një vizitë në lagjen Dheu i Bardhë, një nga lagjet më të mëdha të qytetit. Takimet me banorët, përfshirë familjen Ramizi, u zhvilluan në një atmosferë të ngrohtë dhe konstruktive, duke ofruar mundësinë për të diskutuar nevojat dhe prioritetet e komunitetit.
Këto bashkëbisedime synojnë të forcojnë dialogun me qytetarët dhe të mbështesin përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Komunës së Gjilanit.
#BashkëPërGjilaninQëDuan
Alban Hyseni 105 ✅
Astrit S. Sherifi 39 ✅