Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka afat 30 ditë për të bërë ankesa nga ata që iu është refuzuar aplikimi për 100 eurot e lëshuara për punonjësit të sektorit jo-publik.
Qytetarët të cilëve u është refuzuar aplikimi për mbështetje nga Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0, kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë.
Ankesa mund t’i drejtohet Komisionit të Ankesave në Ministrinë e Financave, brenda 30 ditëve nga data e pranimit të vendimit.
Formulari për ankesë mund të plotësohet përmes platformës për parashtrimin e ankesave.
🔗 https://ankesappi.rks-gov.net

