Klubi Futbollistik “Drita” është njëri ndër klubet më të organizuara në Kosovë, tashmë e disa vite dhe kjo është dëshmuar edhe me suksesin që ka patur në arenën ndërkombëtare, shkruan Gazetasheshi.com.
Stafi drejtues i këtij klubi ka krijuar atmosferë fantastike pune dhe kjo po shpërblehet edhe me rezultate, ndërkohë ndonjëherë dijnë të shpërblehen edhe ata vetë.
Drejtori gjeneral i këtij klubi, Feti Murseli, ka festuar datën e tij të lindjes, ndërkohë që është befasuar me një tortë e cila barte me vete simbolikat e klubit.
Përveç mesazheve të shumta urimi, ai ka pranuar edhe këtë tortë sikurse në foto.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Murseli drejton FC Dritën nga viti 2016, teksa nën menaxhimin e tij klubi ka patur suksese tejet të mëdha.
Ndryshe, Drita po lufton ta mbrojë titullin e kampionit këtë edicion të fituar në vitin e kaluar.