Austria mposht Kosovën, “Dardanët” pësojnë humbjen e parë në Ligën e Kombeve
Kosova është mposhtur 3-1 nga Austria në Ernst-Happel-Stadion të Vjenës, në xhiron e dytë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Austriakët e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 23-të me David Affengruber, i cili shënoi me kokë.
Në fundin e pjesës së parë, Junior Adamu dyfishoi epërsinë në minutën 45+2’.
Austria e gjeti edhe golin e tretë me Carney Chukwuemeka në minutën e 61-të.
Kosova arriti të ngushtojë rezultatin, me anë të Edon azhegrovës nga penalltia, por nuk ia doli të rikthehej në lojë.
Pas kësaj humbjeje, Kosova mbetet me tri pikë në Grupin B3, ndërsa Austria lidere me 6 pikë.










