Ngërçi i krijuar tash e disa javë, në mes të SBAShK-ut dhe Qeverisë, siç duket ka filluar të lëvizë nga pozicioni.
Kështu ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha, përmes një postimi në Facebook.
Negociatat e fundjavës ai i ka quajtur vetëm si arsyetim për rezultatin e sindikatave, pasi sipas tij marrëveshja do të dallojë pak nga pakoja e ofruar si ndihmë.
“Parashikim;
Mos thuani se kemi ditë, marrëveshja mes BSPK-së dhe Qeverisë veç qenka arritë.
Këto “negociatat” e fundjavës janë thjeshtë me arsyetu rezultatin e sindikatave që dallon fare pak nga pakoja e ofruar si ndihmë.
Me rëndesi shkollat po hapen!”