Skuadra e Ballkanit nuk ka arritur më shumë se një barazim (1:1) në shtëpi ndaj Feronikelit ’74, në ndeshjen e javës së 21-të në Superligën e Kosovës.
Ishin mysafirët që shënuan gol të parët me anë të sulmuesit Hasan Hyseni në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, skuadra nga Suhareka arriti të shënonte vetëm një gol për ta barazuar rezultatin.
Ishte Stepanenko Veleri që shënoi autogol për t’ia dhënë një pikë të artë kampionit aktual të Superligës.
Me këtë barazim, Ballkani shkon në kuotën e 37 pikëve dhe përsëri mbetet mbrapa liderit, Dritës (44).
Kurse Feronikeli shkon në kuotën e 11 pikëve në pozitën e fundit në tabelë.
Kujtojmë që sot ishte ndeshja e parë e Granit Dervishollit si trajner i klubit nga Drenasi dhe arriti të debutoj me një rezultat pozitiv.