Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit kombëtar, Agim Ramadani ka përkrahe publikisht propozimin e William Walker dhe Joseph DioGuardi për kandidaturën e Faton Bislimit për president të Kosovës.
Ramadani ka thënë se Faton Bislimi është kandidati i duhur sepse përfaqëson një qasje që Kosovës i nevojitet më shumë se kurrë: bashkim, përgjegjësi dhe vizion shtetëror.
Sipas Ramadanit, Bislimi ka integritetin për të krijuar besim, aftësinë për të dëgjuar dhe përvojën për ta përfaqësuar Kosovën me dinjitet brenda dhe jashtë vendit.
“Prandaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ky është momenti për të vepruar me përgjegjësi. Mos e shikoni këtë zgjedhje vetëm përmes kalkulimeve partiake. Shikojeni përmes asaj që i duhet Kosovës. Faton Bislimi është një kandidat që mund të ndërtojë ura, të rikthejë besimin dhe ta përfaqësojë Republikën me seriozitet e dinjitet”, shkruan ndër të tjera ajo.

