Kryetari i PD-së, Msc.Skender Berisha, njëherit bartës i listës së këtij subjekti politik në këto zgjedhje lokale, premton angazhimin e tij maksimal në përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët në sektorin privat.
Ai së bashku me kandidatët e tjerë për asamblenë komunale të këtij subjekti diskutuan për shumë qështje problematike që ka qyteti, e në veçanti për të punësuarit që punojnë pa kontratë dhe pa dinjitet.
Angazhimin do t’a shtojmë në adresimin e kësaj qështje kaq thelbësore, dhe në bashkëpunim me institucionet komunale, gjegjësisht me inspektoratin e punës të gjinden zgjidhjet që ky problem sadopak të nisë të marrë një trajtim dhe për një periudhë afatmesëm të mos jetë më problem sa ishte më herët.
Pa filluar t’i numërojmë bizneset dhe sektorët ku të punësuarit punojnë pa kontrata, po marrim vetëm një, që besojmë se çdokujt i ka rastisur të shohë apo të dëgjojë.
Kjo mbështjete e fuqishme e Institucioneve komunale ndaj atyre që janë të punësuar dhe në listat e Entit të punësimit janë të evidentuar si të papunë asnjëherë nuk do të mungojë.
Prandaj Votoni kandidatët që punojnë për Ju qytetarë të respektuar.
Voto #142 Partia e Drejtësisë