Kandidati për deputet dhe doktori i njohur, Besim Guda, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm dhe domethënës për qytetarët dhe votuesit që besojnë në punën dhe integritetin e tij.
Përmes një statusi publik në kuadër të zgjedhjeve të 7 qershorit nga radhët e Lidhjes Demokratike, ai ka zgjedhur të flasë me gjuhën e veprave dhe jo të premtimeve politike.
“Nuk kërkoj votën për atë çka kam me bo, nëse nuk e kam merituar me atë çka kam bo”, është mesazhi i doktor Besim Gudës, një deklaratë që reflekton përgjegjësi, përkushtim dhe besim në punën e deritanishme pranë qytetarëve.
I njohur për kontributin e tij profesional dhe njerëzor, Besim Guda po e ndërton komunikimin me qytetarët mbi bazën e besueshmërisë, shërbimit dhe rezultateve konkrete, duke e vendosur punën dhe përkushtimin para çdo premtimi elektoral.
Në një kohë kur qytetarët kërkojnë përfaqësim me integritet dhe vepra të prekshme, mesazhi i tij po shihet si një thirrje për politikë me përgjegjësi dhe dinjitet./Radio Star/

