FC Drita ka siguruar vazhdimësinë e një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Besnik Krasniqi ka rinovuar kontratën e tij për dy vite të tjera, duke konfirmuar besnikërinë ndaj kampionëve të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga FC Drita përmes faqes zyrtare, ku klubi ka njoftuar se Krasniqi do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit bardhekaltër edhe në sezonet e ardhshme.
Krasniqi ishte një nga protagonistët kryesorë në sukseset e Dritës, duke kontribuar në mënyrë të rëndësishme në shpalljen kampion të ekipit në edicionin 2025/26. Me paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe përkushtimin maksimal, ai ka fituar besimin e klubit, i cili ka vendosur ta mbajë në radhët e veta edhe për dy vite të tjera.
Rinovimi i kontratës së Besnik Krasniqit është një tjetër sinjal i qartë i ambicieve të FC Dritës për të vazhduar dominimin në futbollin kosovar dhe për të synuar suksese të reja në arenën vendore dhe ndërkombëtare./Radio Star/

