Asambleistja komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liridona Bislimi, ne një shkrim të publikuar në facebook, ka kritikuar ashper kryetarin e komunes së Vitisë Sokol Halitin, për shkak të përdorimit të familjeve skamnore për marketing politik!
Bislimi, ka kërkuar nga Haliti të ndal këtë praktikë të keqpërdorimit te familjeve skamnore duke e quajtur këtë shkelje të dinjitetit të ketyre familjeve.
Ky është postimi i plotë i asambleistes Liridona Bislimi:
Paturpërsia e Sokol Halitit në përuljen e dinjitetit të njerëzve skamnorë në Komunën e Vitisë!!!
Në munges të krijimit të një perspektive me vende pune për qytetarët e veqanarishtë për të rinjët e Komunës së Vitisë për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike të tyre, Sokol Haliti reklamohet me ndihmat humanitare që mergimtarët tanë sjellin për njerëzit skamnorë në komunën tonë!
Ai përmes ekpozimeve të tilla mediale po keqpërdor jo vetëm mërgimtarët vullnetmirë por edhe prindër e të rinjë skamnorë që i detyron të ekspozohen para kamerave duke luajtur me dinjetetin e tyre por edhe familjëve të tyre!
I bëj një pyetje Sokol Halitit!
Imagjinoje në një situat hipotetike vetën tënde duke marrë ndihmat!
Si kishte mu ndij fëmija yt sikurse ti të ishe në rresht para kamerave duke e pritur një pako me ndihma!
A mendon ndonjëher se fëmijët e skamnorëve kanë shoke e shoqe të klasës e mundet të vihen në siklet kur e dinë që prindërit e tyre presin në radhë për një pako humanitare?
Si nuk të vije turp të luash me ndjenjat e njerëzve?
Përse shfrytëzon mjerimin e tyre për të marrë famë e për t’u ngritur politikisht..?!
A është kjo njerëzore të dashur qytetarë Vitias…?!!!
Ruajtja e privatësisë dhe ekspozimi i fëmijeve para mediave për çfardo arsye është e ndaluar me Konventen e të drejtave të fëmijëve!
Pra, askush nuk ka të drejtë të nxjerrë para kamerave një fëmijë që qan e lutet për ndihmë.
Kjo është një shkelje flagrante e dinjitetit dhe privatësisë së fëmijës.
Nëse në Komunën e Vitisë do funksiononte ligji në rregull, personat zyrtarë komunal do të përballeshin me drejtësinë nëse ne do të kishim prokurorë që bëjnë detyrën e tyre.
Prandaj, si asambleiste e K.K. të Komunës së Vitisë, kërkoj nga kryetari Sokol Haliti që të ndalë këtë praktik të turpshme e të filloj të punoj dhe të krijoj vende pune, të sjellë investitor, të përmirësoj shëndetesinë e cilësin në arsim e mos të merret veç me ndërtime duke i siguruar punë kompanisë së vëllaut të tij në këmbim të lejes ndërtimore!