Më datë 28.05.2025 Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti Mbledhjen e pestë (V-të) të rregullt për vitin 2025 dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë 🚰.
Pas analizave dhe diskutimeve, Bordi i Drejtorëve unanimisht aprovoi:
● Raportin e punës për Tremujorin e parë (TM1) të vitit 2025✅️;
● Raportin e Audituesit të Pavarur për Pasqyrat Financiare për vitin 2024 së bashku me Planin e Veprimit✅️;
● Raportin e punës për muajin prill 2025✅️;
Gjatë këtij muaji si çdo muaj tjetër fokusi kryesor i Kompanisë ishte furnizimi i mjaftueshëm me ujë i të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit si dhe si përfundim, bashkarisht u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë si dhe realizimin e suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2025📈.