Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar se nga takimi që patën sot kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk është arritur ndonjë marrëveshje.
”Të pakënaqur, por sot nuk kemi arritur asnjë marrëveshje akoma”, u shpreh mes tjerash, Borrell në adresimin e tij pas takimit.
Ai ka thënë se për mospajtimet e deritashme, mes të të dyja palëve, ka kohë që të gjendet një zgjidhje deri më 1 shtator.
Shefi i diplomacisë Josep Borrell doli pas disa shtyerjeve të konferencës dhe njoftoi se fatkeqësisht siç u shpreh se nuk ka pajtim mes palëve. Ai njoftoi poashtu se diskutimet do të vazhdojnë ditëve në vazhdim.
“Ky ishte një takim i menaxhimit të krizës, nuk ishte një takim ordiner. Synimi ishte të qetësojmë situatën në terren” e kishte përshkruar takimin Borrell.
Por, ai tha se palët janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet në ditët në vazhdim.
“Nuk kemi një marrëveshje sot, por ky nuk është fundi i historisë. Të dy liderët janë pajtuar që procesi ka nevojë që të vazhdojë dhe se diskutimet do të rinisin në ditët në vijim. Ka ende kohë deri në shtator. Unë nuk heq dorë”, tha Borrell.
Borrell tha se takimet e sotme në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, nuk ishin “takime të zakonshme”, por “takime për menaxhimin e krizës”.
Borrell sqaroi poashtu se nuk mund të thotë se ka pasur progres gjatë dy takimeve të sotme tre palëshe.