Error
Lajme

Borrell tregon se takimi i Kurtit dhe Vuçiqin në Bruksel, do të jetë me 18 gusht

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell ka bërë të ditur se takimi do të mbahet më 18 gusht në Bruksel.

“Kam ftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell.

Takimi vjen pas tensioneve që u ngritën në veri të vendit, pasi qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe.

Serbët lokalë vendosën barrikada dhe bllokuan rrugët që çonin në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Pas kërkesës së ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, reciprociteti u shty për një muaj nga ana e ekzekutivit, kur edhe u hoqën të gjitha barrikadat nga serbët lokalë.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close