Pas njoftimit publik nga mediat (27.02.2020) lidhur me rritjen e çmimit për rilicencim të infermierëve, mamive si dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor, mendoj se Oda e Infermierëve të Kosovës për hir të transparencës por edhe komunitetit është e obliguar të informoj saktë publikun lidhur me të vërtetën, nëse ky vendim është i vërtetë atëherë- OIK- u ka për obligim të sqaroj se:
Shkruan: Ibish Ibishi
– A është konsultua paraprakisht me komunitetit, a e ka analizua këtë veprim, po ashtu a është në harmoni apo pajtueshmëri me MSH si dhe me dy organizatat sindikale?
– Sa është e arsyeshme rritja e çmimit për rilicencim në 100€, ndërsa provimi me rilicencim 150€? (sipas shkrimit në media)
– A është pru ky vendim për shkakun se rilicencimi është i domosdoshëm, që domethënë si formë e inkasimit me kusht ?!
– A ka mbështetjen juridike?
– A keni dhanë ndonjëherë raport financiar lidhur inkasimin, dhe arsyetimin e inkasimit i cili duhet të jetë transparent së paku për komunitetin, pse paguhet anëtarësia?! Etj.
Ka edhe shumë e shumë çështje të tjera që nuk janë të njohura e që duhet debatua, por për të mos u bë i stërzgjatur e monoton shkrimi kam edhe një pyetje të fundit, prej kur është funksionalizuar OIK-u, a është bë ndonjëherë auditim i brendshëm, nëse po pse nuk është bë publik? Nëse jo, mendoj se një auditim i brendshëm është i domosdoshëm i cili do të kishte nxjerrë para opinionit një realitet të aktiviteteve si ato profesionale po ashtu edhe ato financiare.
Duke i pas parasysh se është organizatë funksionale si dhe e organizuar, mendoj se auditimi është i domosdoshëm!
Nëse mirren parasysh edhe të përfolura të tjera sikurse për organizimin e brendshëm po ashtu edhe privilegjeve që janë bë vërehen edhe nga i gjithë komuniteti, gjithashtu kur i shtojmë edhe këtë vendim të fundit i cilësuar si i padrejtë, në mesin e komunitetit infermierorë vërehen pakënaqësi edhe më të mëdha, prandaj duhet ta keni parasysh se diçka nuk është ka shkon mirë.
Kryetar i OKI-ut, z.Rrustemaj organizata nuk është e një klani por keni parasysh se ajo është e përbashkët, kështu që mos shkaktoni pakënaqësi të panevojshme, merrni dhe rishikoni të gjitha veprimet, pozicionet dhe vendimet!