Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka treguar se cilët dokumentet që duhet t’i kenë qytetarët e Kosovës për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit.
Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të identifikimit të vlefshme, siç janë:
Letërnjoftimi,
Pasaporta,
Dokument i vlefshëm i udhëtimit dhe
Lejen e vozitjes.
“Dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës, siç i parasheh neni 90 i Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.