Fotografi Arian Mavriqi ka reaguar me një mesazh prekës pas lajmit për ndarjen nga jeta të Petrit Kallabës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i ka dhënë lamtumirën të ndjerit me fjalë të ndjera, duke e kujtuar si një njeri të mirë që do t’u mungojë të gjithë atyre që e kanë njohur.
Ky është postimi i plotë i Arian Mavriqit:
“Daja Petrit! Kështu të kam thirrur gjithmonë, por më nuk do mund të të thërras, sepse nga sot ti ike për te Zoti yt. I Madhi Zot të mëshiroftë.
Se çfarë njeri ishe e dinë krejt, edhe e di që do t’u mungosh shumë secilit që të ka njohur.
Ngushëllime familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Petritin.”

