UEFA Europa Conference League do të sjellë këtë të enjte një përballje të rëndësishme në Slloveni, ku Drita do të përballet me skuadrën sllovene të NK Celje.
UEFA ka caktuar arbitrin polak Damian Sylwestrzak për të ndarë drejtësinë në këtë takim të rëndësishëm evropian. Sylwestrzak konsiderohet një nga gjyqtarët me përvojë në arenën ndërkombëtare, duke drejtuar ndeshje në kompeticione të ndryshme të UEFA-s.
Drita udhëton drejt Sllovenisë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv, në një sfidë që pritet të jetë mjaft e fortë përballë një kundërshtari cilësor si Celje. Takimi ka peshë të madhe për të dyja skuadrat në rrugëtimin e tyre në Conference League, teksa çdo detaj përfshirë edhe vendimet e arbitrimit mund të ndikojë në fatin e ndeshjes.
Të gjitha sytë do të jenë te kjo përballje, ku përveç rivalitetit në fushë, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe performancës së gjyqtarit Sylwestrzak në një duel me intensitet të lartë./Radio Star/

