Para katër vitesh, më 7 mars 2019, qyteti i Gjilanit u përballë me një situatë të papritur, kur një kamion transportues u fut me shpejtësi në qendër të qytetit, nga drejtimi i rrugës së Ferizajt, duke shkaktuar edhe viktima e dëme materiale.
Kamioni pa frena i mori jetën edhe afaristit të njohur, Qerim Çoçaj, i cili këtu udhëhiqte një biznes të suksesshëm në sektorin e bukës dhe pjekurinave tjera, shkruan Mediafokus.info.
Vajza e tij, Saranda Çoçaj-Krasniqi, në 4-vjetorin e vdekjes tragjike të babait, ka bërë sot një dedikim shumë prekës.
4 Vite pa ty Babi
Vdekjen e ndjejmë kur na largohen nga jeta njerëzit që më shume duam dhe bashkë me ta shkon dhe një pjesë e jona.
E neve na mbetet vetëm të pranojmë që s’mund t’i kemi më pranë pos te lutemi dhe të mësohemi të jetojmë me kujtimet për ta…
Nuk na dhemb të mendojmë që edhe ne një ditë do ikim aq sa na dhemb kur mendojmë sa njerëz lëndojmë me ikjen tonë…
Pavarsisht që vitet po kalojnë, dhimbja e asaj dite nuk po zvogëlohet asnjëherë!!
U largove shpejt nga kjo Jetë Babi, por veprat dhe mirësia jote çdo ditë po na shoqëron dhe na bën krenar që jemi bijtë e tu.
Njeriu vdes vetëm atëherë kur të harrohet, e ti Babi, jetove dhe punove për të mos u harruar kurrë.
Gjithmonë në mendjet dhe në zemrat tona,
Qerim R. Çoçaj.