By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Delawie: E turpshme, Serbia nuk është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Delawie: E turpshme, Serbia nuk është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen

Përditësimi i fundit: February 28, 2023 6:22 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se është mirë që duket se ka marrëveshje në mes të palëve në dialogun e Brukselit për propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

- Advertisement -

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se Serbia nuk është e gatshme ta nënshkruajë marrëveshjen dhe sipas tij kjo është e turpshme, transmeton Klan Kosova.

“Çdo takim gjatë të cilit liderët e Kosovës dhe Serbisë trajtohen si të barabartë është hap pozitiv. Duket se ka një marrëveshje verbale për propozimin e BE-së, e cila është e mirë. Serbia, megjithatë, nuk është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen – gjë që duket e turpshme”, ka thënë Delawie për “Zërin e Amerikës”, duke interpretuar rezultatin e bisedimeve ndërmjet negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mbrëmë pas takimit, ka thënë se është bërë përparim në bisedime, por se përkundër kësaj duhet të bëhen përpjekje shtesë për të zbatuar atë që është rënë dakord.

Jennifer Bachus, diplomate amerikane në pension, e ka krahasuar qasjen e Bashkimit Evropian në dialogun me Kosovën dhe Serbinë me siç e ka përshkruar ajo, programin e mbrojtjes civile nga epoka e ish-presidentit jugosllav, Josip Broz Tito.

“Edhe pse programi ishte hartuar për të përgatitur Jugosllavinë për epokën post-Tito, unë besoj se mund të përshtatet me politikën e BE-së ndaj Serbisë. Zyrtarët e saj mund të kenë qenë të befasuar nga mospërputhja e vazhdueshme e Serbisë dhe kokëfortësia e saj irracionale e shkaktuar nga keqardhja”, ka thënë ish-diplomatja amerikane.

Krahas kësaj, ajo ka treguar edhe sinjalet që vijnë nga Kosova.

“Ata mund të habiten edhe nga rezistenca e vazhdueshme e kryeministrit Kurti, i cili duket se nuk është gati të sakrifikojë sovranitetin pas një lufte të përgjakshme që la pas 10 mijë viktima dhe një milion qytetarë të shpërngulur të Kosovës. Duket se fusha për dialog ka mbetur e pabarabartë”, ka thënë ajo.

Ish-ambasadori amerikan, ka rikujtuar se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është zgjidhje që ka qenë aktuale që nga koha e planit të përfaqësuesit ndërkombëtar Marti Ahtisaari – nga viti 2007.

“Kosova e ka pranuar dhjetë vjet më parë. Ajo do të duhet të zbatohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me mirëkuptimin se qëllimi i saj është të përfitojnë serbët e Kosovës. Dhe jo qeveria e Serbisë”.

“Gjëja më e rëndësishme është që Serbia t’i bashkohet shumicës së pjesës tjetër të botës dhe ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur – duke i hapur rrugën asaj që të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Si dhe të heqë dorë nga kërcënimi i dhunës në për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën”, ka thënë Delawie.

E quajti Kurtin matrapaz, Lushi reagon sërish: Ndali qentë, Albin
Haziri kritikon ashpër Kurtin: Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së!
Vëmendja e Vlora Çitakut te fotografitë e Arian Mavriqit
Vjollca Matoshi aderon në AAK
Sekuestrohen armë, municion e kontrollohen lokale nate në Pejë, 10 të arrestuar
Artikulli i mëparshëm Kurti pas kthimit nga Brukseli: Na presin diskutime të vështira muajt e ardhshëm, nuk kemi hequr dorë nga asgjë
Artikulli tjetër Ministria e Drejtësisë inauguron Institutin e parë në rajon për të burgosurit me nevoja të veçanta

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
<audio controls autoplay="autoplay"><source src="http://radio.1dhe1.com:9400/;stream.mp3" type="audio/mp3">Your browser does not support the audio element.</audio>
</script>
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.