By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Demant i Eroll Salihut për shkrimet e fundit
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sports

Demant i Eroll Salihut për shkrimet e fundit

Përditësimi i fundit: October 2, 2021 1:55 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Është e vështirë të kuptosh se me çfarë lehtësie një portal, gazetë apo medium tjetër përhap një lajm të rremë e të fabrikuar për një politikan, këngëtar, sportist apo kushdoqoftë tjetër, duke harruar se ai është një njeri familjar, me fëmijë, me prindër, me vëllezër e motra. Qëllimi i tyre është thjesht të shantazhojnë një personalitet apo një institucion dhe të përfitojnë klikime nga titujt ‘bombastik’. Demantojë, e thonë ata më pas, për të marrë sërish sa më shumë klikime, por e vërteta as që ju intereson. Mua kohët e fundit më ndodhi kjo gjë në tri raste; dy herë pas mospajtimeve të vogla me presidentin Ademi, e një herë kinse Prokuroria hapi hetime kundër meje. Të gjitha mospajtimet, të cilat nuk i kemi fshehur, kanë qenë normale dhe kanë ndodhur ekskluzivisht për shkaqe sportive dhe asnjëherë për gjëra që janë thënë e janë shkruar nga disa portale shpifëse. E para ka ndodhur për shkak të afatit kalimtar (transferimit të lojtarëve, që ishin dy – tri raste) dhe e dyta për shkak të disa vendimeve nga Shërbimi ligjor i FFK-së rreth çështjes së klubeve dhe garave. Por, disa portale që nuk kanë aspak profesionalizëm e që fatmirësisht janë të pakta, nuk kanë hezituar të spekulojnë se ka pasur edhe përleshje fizike, gjë e cila nuk qëndron dhe të thuhet është vërtet e turpshme, për ata që e dinë çfarë është turpi. Më pas kur kanë shkruar që Prokuororia ka hapur hetime kundër meje është dashur të shkoj në Gjykatë dhe të marrë dosjen që e ka vërtetetuar pastërtinë time. Tani del një shkrim tjetër i fabrikuar mirë, por i pavlerë, pas thuajse katër muajsh nga mbledhja e KE-së dhe atë pikërisht para ndeshjeve të Kombëtareve, që është shumë sinjifikante dhe po ndodhë tash e sa herë, me qëllim të dëmtimit të institucionit tonë por edhe rezultateve të ekipeve kombëtare. Sekretari i përgjithshëm e ka obligim t’i raportojë KE të FFK-së dhe presidentit, e kështu ka ndodhur çdo herë. Në mbledhjen e qershorit si KE i FFK-së jemi pajtuar që të kemi koordinim mes veti në të gjitha segmentet. Aty kemi marrë vendime të qarta dhe zotime për punë transparente dhe të drejtë, prandaj është e turpshme se si portale të tilla pas kaq muajsh nga ai takim dalin me shkrime të tilla të fabrikuara. Unë, e besoj edhe presidenti dhe KE i FFK-së, më nuk do të merremi fare me këto lloj shkrimesh qëllimkëqija, të cilat më të vërtetë janë të turpshme dhe bëhen të sinkronizuara. Ne jemi të bashkuar dhe në marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Ademi. Jam i kënaqur me pozicionin tim në FFK dhe do të vazhdojmë të punojmë në ngritjen e mëtejme të këtij institucioni dhe të futbollit kosovar në përgjithësi.

- Advertisement -

Me respekt,
Eroll Salihu

Liga Rajonale e Futbollit të Gjilanit, uron FC Dritën dhe Rron Brojën për sukseset e arritura
Në prag të El classico Real Madrid – Barcelona shpaloset Flamuri i Kosovës në Santiago Bernabeu
FC Drita humb miqësoren ndaj Chernomorets Odesa, vazhdon përgatitjet në Antalya
Moderatori Lorik Gashi tregon çka ndodhi pas emisionit ndërmjet Statovcit e Zekës
Arb Manaj huazohet nga Drita te Zhenis Astana
Artikulli i mëparshëm Njësia Speciale fillon tërheqjen, pas largimit të kamionit të fundit dhe tendave
Artikulli tjetër Rikthehet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.