Lajmi i jashtëzaonshëm për sot është se Departamenti i Shtetit i ka ndarë Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme gjilanases sonë, Feride Rushiti. Me këtë çmim, Rushiti e ka nderuar në radhë të parë qytetin e lindjes, Gjilanin dhe të gjithë shqiptarët kudo. Është çmim i merituar marrë parasyshë kontributin e saj të jashtëzakonshëm në ofrimin e shërbimeve rehabilituese, ndihmës mjekësore dhe psiko-sociale për të sapo kthyerit e pasluftës, të mbijetuar të torturës dhe dhunës sistematike. Urimet më të përzemërta!
Departamenti i Shtetit i ka ndarë Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme gjilanases
Ndani këtë artikull