Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka pësuar aksident ditë më parë nga ku edhe duket që ka marrë lëndime serioze. Në fotografinë e publikuar sot në profilin e tij, deputeti Berisha shihet që e ka thyer krahun e djathtë.
Në këtë reagim të tij lidhur me aksidentin, Berisha ka rrëfyer edhe për momentet e vështira pas përplasjes dhe për policen e Kosovës që e kishte ndihmuar pas aksidentit
Në fund të shkrimit të tij pasi ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe mjekët në QKUK që e kanë operuar, deputeti Berisha ka pasur një mesazh për të rinjtë, duke iu thënë që përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës është jetike. Gjithashtu ka thënë se s’duhet harruar vendosja e rripit të sigurisë.