Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dje hodhën disa herë gaz lotsjellës në përpjekje për ta pamundësuar ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Megjithatë, ish-deputeti i VV-së, i cili aktualisht bën pjesë në Grupin e Deputetëve të Pavarur, Fisnik Ismaili, ka thënë se, edhe po të ishin 200 bombola gazi, Demarkacioni do të kalonte.
“Kolegët e kanë dijtë që edhe 200 bombola me i pas gjujtë, kish kalue”, ka shkruar Ismaili si përgjigje ndaj një komentuesi në Facebook,
Madje, deputeti Ismaili e ka hedhë në dyshim tërë përpjekjen e Vetëvendosjes për t’i ndalur proceset e dëmshme për vendin.
“Protesta, përballje, ballafaqime, tryeza, kerre e kamiona të rrotulluem, slogane, mbishkrime, aksione, tragjedi, burg, fushata edhe 4 palë zgjedhje për me i ndalë krejt qeto majtas, edhe a e ndali najnjanën prej tyne Lëvizja qe 10 vjet?”, ka shkruar deputeti Ismaili.
Ismaili sqaron situatën përse të dorëhequrit nga kjo parti nuk hodhën gaz në Kuvend.
“Ti je po aq racional sa unë, me e kuptue që sot s’ka pasë shansa me u ndalë. Po kujton që me pas ekzistue nji shans i vogël, nuk ishim bashkëngjitë, a?”, është përgjigjur tutje Ismaili.