Sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën paraburgimin për të dyshuarin e katërt në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Tomë Dodaj.
Në njoftim thuhet se Dodaj më 29 nëntor, rreth orës 14:00, në vendin e tij të punës ua ka shitur armën Naim Murselit dhe Granit Plavës, e cila dyshohet se është përdorur për ta vrarë Liridonën.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D., më 29.11.2023, rreth orës 14:00, në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë ose materie plasëse, ua ka shitur armën të dyshuarve N.M. dhe G.P., për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’ e të dëmtuarës – tani të ndjerës L.M.”, thuhet në njoftim.