Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, ka vazhduar hetimet dhe intervistimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Sot me datë 04.04.2023, në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), kanë intervistuar katër persona nën dyshimet për zhvatje, respektivisht keqpërdorim në pasurin dhe interesat e FFK-së.
“Personat e dyshuar, dyshohet se kanë keqpërdor autorizimet e tyre me qellim që personit të huaj ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture. Andaj si rezultat i hetimeve të realizuara nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, dyshohet se vetura e lartcekur në mënyrë të kundërligjshme është përvetësuar dhe regjistruar në emër të personit privat në FKK, andaj e njëjta është sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se katër personat e dyshuar, dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangia nga tatimi”.
Andaj në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga Prokuroria Themelore në
Prishtinë, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Lidhur me kryerjen e këtyre dy veprave penale në burgim shtëpiak është duke u mbajtur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.