Në takimin e mbajtur me banorët e lagjes “Dheu i Bardhë”, u njoftuam me problemet infrastrukturore, zhvillimore e shqetësime të tjera që ata kanë.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidaten për Kuvend Komunal Esra Sadiku, u zotuan se pas 17 tetorit, kur Lëvizja VETËVENDOSJE! të jetë në krye të komunës, merr fund diskriminimi dhe krijohet mundësia e perspektivës dhe zhvillimit, sepse programi ynë për katër vitet e ardhshme prek çdo lagje e çdo fshat. Sepse bashkë qeverisim.
#përtëgjithalagjet
www.albanhyseni.com