Një rast i rëndë dhunimi ka ndodhur në Gjilan.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka treguar se ka arrestuar tre persona në lidhje me rastin.
Ata, sipas policisë dyshohet se kanë dhunuar viktimën e gjinisë femërore.
Në lidhje me rastin nuk janë dhënë detaje të tjera, teksa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.