E dhimbshme: Stadiumi Adem Jashari ka mbetur për “gjynah”
Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë ka mbetur në gjendje të mjerueshme.
Dikur në këtë stadium luheshin ndeshjet më të rëndësishme në futboll, shkruan Jepi zë.
Madje kombëtarja e Kosovës kishte zhilluar ndeshjen e parë pikërisht në këtë stadium olimpik.
Mjerisht, gjendja e këtij stadiumi në Mitrovicë sot lë shumë për të dëshiruar, ndërsa shkak i kësaj gjendjes më së shumti po e pëson klubi KF Trepça.
Fotot e publikuara sot nga fotografi Fehmi Sejdijaj pasqyrojnë më së mirë gjendjen e mjerushme të këtij stadiumi, shkruan Jepi zë.
Ndryshe Qeveria e Kosovës në planifikimin e buxhetit ka ndarë mjete për këtë stadium, mirëpo jo të mjaftueshme për përfundimin e punimeve./Jepi zë